Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha në seancën solemne për nderë të 25 vjetorit të çlirimit, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, luftoi me guxim për të drejtat dhe liritë e popullit.
Sipas tij, ndërhyrja e NATO-s, erdhi si arsye për ta ndalë gjenocidin që po bëhej ndaj popullit të Kosovës.
“Sot përkujtojmë dhe nderojmë një nga momentet më të rëndësishme, ditën e çlirimit të Kosovës. Çerek shekulli më parë, populli ynë jetonte në kushtet më të rënda. UÇK-ja me guxim luftojë për të drejtat dhe lirinë tonë duke i treguar botës se populli shqiptarë nuk di të poshtërohej kurrë. Ndërhyrja e NATO-s që erdhi për ta ndalur gjenocidin ishte jetike për arritjen e qëllimit tonë të shenjt, lirinë, demokracinë dhe paqen”, ka thënë,/EO