Zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Tomas Taraba, ka thënë që kryeministri Robert Fico nuk është më në rrezik për jetë.
“Fatmirësisht për aq sa dimë deri tani operacioni ka shkuar mirë, dhe besoj që në fund ai do të mbijetojë. Ai nuk është në rrezik për jetë tani.” – tha ai për BBC.
Ai shtoi se Fico ishte i lënduar rëndë.
“Ai u plagos rëndë – me një plumb u godit në stomak dhe i dyti goditi kyçin – menjëherë ai u transportua në spital dhe më pas në operacion.”