Mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil beson se ai po luan futbollin më të bukur të tij që nga koha kur u transferua tek klubi nga Londra Veriore.
”Në këtë moment unë jam i kënaqur me qëndrueshmërinë e lojës sime. Tani po ndjehem se po luaj futbollin më të mirë që kur kam ardhur këtu”. ”Unë isha i rraskapitur në fillim të sezonit. Unë fillova të luaja futboll profesional në moshën 16-vjeçare dhe asnjëherë nuk kisha pësuar kaq shumë lëndime të rënda”, potencoi Ozil./veqsport.com/