Aeroplani me të cilin presidenti serb Tomislav Nikoliq sot në mëngjes u nis për Vatikan, u detyrua të kthehet në aeroportin e Beogradit për shkak të defektit në njërin prej motorëve, njoftoi agjencia Tanjug.
Defekti në aeroplanin qeveritar “falkon” ka shkaktuar anulimin e vizitës së Nikoliqit në Selinë e Shenjtë, ku duhej të takohej me Papa Françeskun.