Një qytetare për Durrësin

16.04.2015 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Një qytetare për Durrësin

Partia Demokratike ka shpallur dje në Durrës, kandidaten për kryetare Bashkie, Grida Duma, kandidatura e së cilës u prezantua dje nga kreu i PD, Basha. Një zgjidhje për të shpëtuar Durrësin nga mjerimi, arroganca, shtypja, pamundësia, papunësia, eksodi e mashtrimi që ka ardhur si e vetmja ofertë e Ramës dhe Metës dhe përfaqësuesit të tyre betonist në Durrës, e cilësoi Basha kandidaturën e Dumës, ndërsa vlerësoi lart figurën e saj. Basha theksoi se sot më shumë se kurrë qytetarët po kërkojnë një ofertë të re për ndryshim. “Është një ditë e bukur për qytetin e Durrësit, për qytetarinë e Durrësit, kësaj qendre të vjetër, krenarisë tonë kombëtare dhe gjithë Bashkisë së re të Durrësit. Është një ditë e bukur për demokratët, mbështetësit e tyre dhe aleatët tanë. Sot është dita kur shpallim kandidaturën tonë, kandidaturën e qytetarëve për një Durrës qytetar, europian dhe modern. Me demokratët këtu në Durrës dhe anembanë Shqipërisë kemi premtuar një ofertë të re, një ofertë të re sepse koha nuk pret më, sepse njerëzit duan ndryshim, të djathtë dhe të majtë, sepse në Durrës e anembanë Shqipërisë janë të pakënaqur me situatën. Ndryshimi vjen përmes ofertës së re. Oferta e re vjen përmes bashkimit të kontributeve më të mira, identifikimit të vlerave më të mira, reputacionit më të mirë të bijve dhe bijave më të mira të Durrësit dhe shtrirjes së kësaj oferte si një zgjidhje, si një mundësi për të shpëtuar Durrësin. Për të shpëtuar Durrësin nga dara e mjerimit, e arrogancës, e shtypjes, e pamundësisë, e papunësisë, e eksodit, e mashtrimit që ka ardhur si e vetmja ofertë e Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe përfaqësuesit të tyre betonist këtu në Durrës” tha Basha. “Oferta jonë e re ka pasur disa personalitete dhe disa fytyra mbi të cilat është bazuar, njëri më dinjitoz se tjetri. Por zgjedhja e Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë pa asnjë rezervë shkon tek një bijë Durrësi, tek një vajzë Durrësi, tek një nënë Durrësi, tek një fytyrë emblematike e nisjes së re të demokratëve, te një intelektuale e kalibrit europian, tek një akademike e shkëlqyer, studiuese, politikane e dashur dhe e admiruar nga të gjithë shqiptarët, administratore e sprovuar, bija juaj, kandidatja juaj dhe kryetarja e ardhshme e Bashkisë së Durrësit, Grida Duma”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Basha.

Vlerësim për figurën e Agron Dukës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vlerësoi maksimalisht edhe Agron Dukën si një kandidaturë dinjitoze për Durrësin ashtu siç vlerësoi bashkimin e Partisë Republikane dhe Dukës në mbështetje të Grida Dumës. Basha tha se qëllimi i përbashkët është fitorja e opozitës në zgjedhjet e 21 qershorit. “Siç e dini në garën për Durrësin, përveç figurave dinjitoze të PD, pati edhe një kandidaturë dinjitoze të aleatit tonë, Partisë Republikane dhe kjo figurë dinjitoze është Agron Duka. Duke vlerësuar maksimalisht dhe me pozitivitet ofrimin e figurës së tij, duke vlerësuar po kështu bashkimin pa rezerva e të fuqishëm të Partisë Republikane dhe të Agron Dukës në mbështetje të kandidaturës së Grida Dumës si një garanci shtesë për një fitore të thellë në Bashkinë e Durrësit, dua të siguroj të gjithë mbështetësit tanë se gara që na pret nuk ka për qëllim fitoren e PD, nuk ka për qëllim fitoren e opozitës, por ka për qëllim fitoren e çdo qytetari të Bashkisë së re të Durrësit, mirëqenien e çdo qytetari të Bashkisë së re të Durrësit; ka për qëllim shpëtimin e Durrësit nga dara e mjerimit, ka për qëllim shpresën që lind dhe do të lindë nga Durrësi me Grida Dumën dhe me ju të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij qyteti”, tha Basha.

Duma: Do sjellim fitoren që Durrësi meriton

“Do të kthejmë fitoren që Durrësi meriton”. Kandidatja e PD për Bashkinë e këtij qyteti, Grida Duma shprehu bindjen dje se Durrësi do të marrë fitoren që meriton si dhe nisjen e një etape të re për zhvillimin e qytetit, i cilësuar si metropoli i dytë i Shqipërisë. “Po kthehem tek qyteti im i lindjes. Po kthehem sepse Durrësi meriton t’i kthehet qytetaria. I kanë gjykuar durrsakët si të frikshëm në votime dhe në zgjedhje, sepse penalizojnë fort me heshtje në mënyrën më qytetare, atëherë kur nuk ka vlera. Unë jam e bindur që sot ne do të fillojmë një etapë tjetër për Durrësin, për ata qytetarë që e ndiejnë gjithnjë në gjak, por edhe për ata qindra mijë që kur kanë ardhur këtu e kanë parë si shpresë. Do të kthejmë shpresën e metropolit të dytë të Shqipërisë. Do të kthejmë fitoren që e meriton Durrësi, duke i kthyer mirënjohjen Partisë Demokratike që ma dha shansin për të kërkuar besimin tuaj dhe e di që do ta kem”, u shpreh Duma. /RD/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president