Georgievski: Kriza mund të zgjidhet vetëm përmes Qeverisë teknike, me kryeministër shqiptarë (Video)

16.04.2015 01:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Georgievski: Kriza mund të zgjidhet vetëm përmes Qeverisë teknike, me kryeministër shqiptarë (Video)

Georgievski: Kriza mund të zgjidhet vetëm përmes Qeverisë teknike, me kryeministër shqiptarë

Një ekspert shqiptarë në krye të një Qeverie ekspertësh që do të zgjidhte krizën, do të zhbllokonte procesin integrues dhe do të organizonte zgjedhjet e ardhëshme të lira parlamentare. Ky është propozimi i ish kryeministrit Ljupço Georgievski, për krizën aktuale që u thellua me shpalosjen e aferës së përgjimeve.

“Kur jemi tek Qeveria teknike, u promovua ideja se ndoshta do të ishte më mirë që në këtë moment një shqiptar ta shohim si kryeministër të asaj Qeverie teknike. Mua personalisht nuk më pengon kjo. Vlerësoj se shqiptarët vitet e fundit kanë nxjerrë 4-5 intelektualë të cilët vlerësoj se mund ta kryejnë me sukses atë detyrë në Maqedoni”, deklaroi Ljupço Georgievski, ish kryeministër.

Duke komentuar rolin e dy partive shqiptare, BDI dhe PDSH, akademiku Abdylmenaf Bexheti tha se ato nuk mund të luajnë rolin e të pafajshmeve. Bexheti thotë se ndërmjetësimi i zyrtarëve evropianë është i pamjaftueshëm dhe nevojitet edhe ndërhyrja amerikane.

“Pse ne flasim këtu, se konstruktivitet ka BDI-ja, ose partia tjetër shqiptare? Po a nuk e shohim ne se çfarë konstruktivitet kanë. Nuk kemi nevojë këtu për mirënjohje, janë tejet të djallëzuar për ta luajtur rolin e të pafajshmeve. Mendoj se do ketë një process të vonuar nëse nuk ka pjesmarje të qasjes amerikane, pragmatike dhe praktike në kuptimin, a zgjidhja, propozimi, një ligj që bashkësia ndërkombëtare do vejë në tavolinë dhe do të thotë, mereni ose lejeni, por këtë e bëjnë amerikanët”, tha Abdylmenaf Bexheti, Akademik.

Ndërkohë profesori Nazmi Maliqi, tha se përfundimisht duhet të praktikohet formimi i koalicioneve multietnike parazgjedhore. Me këtë ai gjykoi se do t’u jepet fund fushatave të nxehta që ngjallin urrejtjen ndëretnike.

“Koalicionet parazgjedhore, shqiptaro-maqedone do të sjellin një risi të një konkurrence më të mirëfilltë brenda shtetit për të bërë politikën dhe për të ndërtuar shtetin. Paramendoni në këtë qendër të Shkupit shpesh herë kemi dëgjuar prononcime nga më të ndryshmet, por ata nga më të ndryshmet që kanë lënë pasojat e veta mandej pas zgjedhjeve, por politikanët kanë bërë koalicione shumë të rehatshme edhe sikurse gjithçka është harruar dhe shkohet me një kënd prapë të projekteve të lira”, u shpreh Nazmi Maliqi, profesor.

Ish kryeministri Ljupço Georgievski propozoi po ashtu një ligj për amnesti për të evituar një krizë akoma më të thellë.

“Vlerësoj se nëse Maqedonia hyn në ciklin e burgosjeve masive, atëherë nuk do të mund të dalim asnjëherë nga kriza dhe me siguri, një ditë pas gjithë atyre situatave, përsëri do të vijmë te ligji për amnisti. Shumë më shpejtë dhe më lehtë do të vijnë te zgjidhja nëse në rend të parë vendosin ligjin për amnisti”, u shpreh Ljupço Georgievski, ish kryeministër.

Akademiku Abdylmenaf Bexhet ndërkaq u shpreh kundër ligjit për amnisti, pasi, sipas tij, ky do të shërbente si nxitje për krimin dhe korrupsionin edhe në të ardhmen. Këto komente u bënë në tribunën e organizuar nga Qendra për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kupchan: Kosova më përpara mund të hyjë në NATO se në BE

Kupchan: Kosova më përpara mund të hyjë në NATO se në BE

Konjufca takohet me homologen e tij në Irlandë, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Konjufca takohet me homologen e tij në Irlandë, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Osmani: Nuk kam kërkuar asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur

Osmani: Nuk kam kërkuar asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur

Thaçi: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart…

Thaçi: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart…

Hashim Thaçi intervistë nga Haga: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

Hashim Thaçi intervistë nga Haga: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

“Si është dita e juaj në izolim prej 6 vitesh”, H, Thaçi: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart…

“Si është dita e juaj në izolim prej 6 vitesh”, H, Thaçi: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart…

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Uran Ismaili: Dejona Mihali kontrollon jetën parlamentare të deputetëve të VV-së që zgjidhen nga populli

Uran Ismaili: Dejona Mihali kontrollon jetën parlamentare të deputetëve të VV-së që zgjidhen nga populli

Kurti takon Kaja Kallasin në Samitin e EPC-së, diskutohet integrimi evropian dhe dialogu me Serbinë

Kurti takon Kaja Kallasin në Samitin e EPC-së, diskutohet integrimi evropian dhe dialogu me Serbinë

Kurti takohet me homologun finlandez, kërkon thellim të bashkëpunimit dypalësh

Kurti takohet me homologun finlandez, kërkon thellim të bashkëpunimit dypalësh

Kurti takohet me me kryeministrin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, flasin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kurti takohet me me kryeministrin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, flasin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Haradinaj: Nuk kemi vend rezervë, vetëm Kosovën e kemi dhe duhet ta ruajmë

Haradinaj: Nuk kemi vend rezervë, vetëm Kosovën e kemi dhe duhet ta ruajmë