Shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje që mund të vendoset në telefon dhe të përdoret në shtëpi.
Pajisja e tyre përdor kamera të fuqishme që tani gjenden pothuajse nëpër gjithë telefonat e mençur dhe me vendosjen e disa mostrave të gjakut në të, njerëzit mund të zbulojnë nëse rrezikohen nga kanceri, transmeton Koha.net.
Pastaj duke e përdorur një aplikacion, këto fotografi mund të dërgohen te një kompjuter për analiza ndërsa rezultati tregohet në telefon për më pak se 45 minuta.
Shkencëtarët e Massachusetts General Hospital dhe Harvard Medical School, kanë thënë se rezultatet mund të bëhen të ditura edhe për dy minuta.
Ata tashmë e kanë testuar pajisjen e tyre që ka treguar shenjat e para të suksesit.