Ndërkombëtarët, në skaner kandidatët për kryetar bashkie

15.04.2015 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ndërkombëtarët, në skaner kandidatët për kryetar bashkie

Ndërkohë që partitë politike po shkojnë drejt përmbylljes së listave të kandidatëve për lokalet e 21 qeshorit, ndërkombëtarët e akredituar në Tiranë, në kuadër të procesit të dekriminalizimit, janë duke kaluar në skaner çdo emër kandidati të zyrtarizuar deri më tani.

Një burim diplomatik në kushte anonimati tha për Top-Channel se ambasadorët më të rëndësishëm perëndimorë në Tiranë, gjatë takimeve publike dhe private, ia kanë bërë të qartë kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha, se nuk do të tolerohen kandidatë me të shkuar problematike.

I njëjti burim thotë se, nëse liderët politikë nuk do të shmangin kandidatët problematikë, atëherë emrat e tyre do të kontesohen publikisht në kuadër të dekriminalizimit, i cili ka gjetur mbështetjen e diplomatëve perëndimorë.

Gjithashtu Top-Channel ka mësuar se një ambasadë e rëndësishme e një vëndi partner i ka kërkuar një prej dy forcave më të mëdha politike në vend që të mos kandidojnë dy persona, njëri për një bashki në Shqipërinë e Mesme dhe tjetr për një bashki në veri.

Të dy këta persona, njëri aktualisht në postin e kryetarit të bashkisë sikurse dhe tjetri, nuk janë pjesë e listës së kandidatëve të kësaj force politike.

Dy javë më parë ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në një bashkëbisedim online me qytetarët tha se, “ne jemi duke parë procesin e nominimit me shumë kujdes”.

“Atje ku ne shohim emra të personave që besojmë se mund të jenë të korruptuar ose të lidhur me aktivitete kriminale ua themi këtë krerëve të partive. Shqiptarët duhet të kenë pritshmëri të larta nga përfaqësuesit e tyre politikë dhe ata duhet të jenë të ndershëm kur ata besojnë se këta kandidatë janë kriminelë”, tha Lu.

Ne besojmë se të gjithë kandidatët në zgjedhjet lokale duhet të përmbushin standardet më të larta etike, shtoi diplomati amerikan, ndaj asnjë prej tyre nuk duhet të ketë lidhje me çështje penale ose kriminale. / Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes