Burri që kishte qëlluar disa herë me armë në ajër, është goditur nga vetura e Policisë.
Mario Valencias, që kishte rrahur një fëmijë gjatë ditës dhe më pas kishte vazhduar rrugën duke shtënë disa herë në ajër, është rrëzuar në tokë shkaku i goditjes nga vetura.
Kjo e fundit përfundon në një mur betoni, pasi nuk mund të ndalojë shpejtësinë, transmeton Telegrafi.
Polici ka menduar se kjo është forma më e mirë që të ndalohet një kërcënues i armatosur, që nuk e ka problem të shtijë me armë.
Lëndimet që ka marrë Valencias kanë qenë shumë serioze, andaj i është dashur të qëndrojë për dy javë në spitalin e qytetit Tuscon të Arizonës, për ta dërguar më pas në burg. /Telegrafi/