Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku ka shtruar iftar myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij të BIK-ut.
“Muaji i durimit, mirësisë, mikëpritjes e solidaritetit, na mëson disa nga vlerat më të shëndosha shoqërore. Këto vlera duhet t’i ruajmë e kultivojmë me plot përkushtim, si bindje tona shpirtërore, si virtyte tona.”
Ai u ka uruar agjëruesve pranim të sakrificës e lutjeve nga Zoti.