Njerëzit nuk janë të mirë në formimin e spermës. Në fakt, rreth 90% e çdo derdhje të caktuar është e shformuar.
Sperma ynë duhet të jetë e përkryer përderisa ajo është në mënyrë tipike konkurruese ndaj një sperme të një personi tjetër.
Më poshtë mund t’i lexoni disa prej fakteve që ndoshta nuk i keni ditur për spermën:
Prodhimi i spermës
Edhe pse ka një qarkullim të madh të spermës, studimet e fundit sugjerojnë se sperma merr shumë kohë për t’u formuar – më shumë se dy muaj.
Misteri i akrozomit
Sperma ka të veshur një helmetë që e lejon atë të fekondojë vezën. Helmeta është e quajtur ‘akrozom’. Kur sperma e godet vezën, akrozomi liron kimikate që shkrihen në sipërfaqen e vezës në mënyrë sperma të mund të hyjë.
Edhe një testikul kryen punë!
Nëse dikush ka lindur me një testikul, apo ka pasur një aksident dhe ka mbetur me një, ai person mundet ende të jetë prodhues. Në fakt, testikuli i tjetër ndodhet aty si rezervë. Lance Armstrong kishte dy fëmijë edhe pse kishte humbur një testikul për shkak të kancerit.
Lidhja baba-bir
Kromozomi Y është kromozomi që e bën një mashkull mashkull. Çdo kromozom tjetër në trup është një kombinim i gjeneve të nënës dhe babait tuaj, por kromozomi Y nuk mund të përzihet kurrë. Kështu që, kromozomi Y i një mashkulli është identik me kromozomin Y të babait të tij, dhe babait të tij, dhe kështu me radhë, transmeton Lajmi.net.
Nuk mund të ndalet, nuk do të ndalet
Femrat janë të lindura me të gjitha vezët dhe zakonisht në moshën e tyre të mesme ato janë të paafta për të qenë pjellore. Meshkujt, në anën tjetër, prodhojnë gjithmonë spermë. Natyrisht, kualiteti i spermës degjeneron me moshën.
Tinëzaku i panjohur
I krijuar vonë në zhvillimin njerëzor, apo në pubertet, spermatozoidet mund të sulmohen nga sistemi imunitar për shkak se janë të panjohura. Për fat të mirë, ka qeliza të cilat e rrethojnë dhe e mbrojnë spermën në mënyrë që ato të mos sulmohen.
Sperma është një automjet
Ne shpesh mendojmë se jemi një kombinim i spermës/vezës që rritemi. Por sperma është e parëndësishme në këtë rast. Hulumtuesit kanë provuar të mbysin spermën kur kanë fekonduar qeliza në laboratorë dhe më pas kanë injektuar spermën e vdekur në vezë. Ata kanë zbuluar se ADN-ja është brenda spermës dhe kjo është e vetmja gjë që veza ka nevojë për t’u fekonduar.
Qëndroni të freskët
Për hir të spermatozoideve, testikujt duhet të qëndrojnë rreth shtatë gradë më ftohtë se gjithë pjesa tjetër e trupit. Kjo është arsyeja pse testikujt qëndrojnë jashtë trupit të mashkullit. Kur testikujt tkurren në mot të ftohtë, kjo ndodh për shkak se ato kanë nevojë të marrin më shumë ngrohtësi nga trupi.
Gjithë popullsia e Brazilit
Çdo derdhje është rreth një gjysmë lugë çaji. Nuk është shumë, apo jo? Në fakt, në atë derdhje ekzistojnë rreth 200 milion spermatozoide dhe të gjitha ato konkurrojnë për ta fekonduar vezën. Kjo nëse përkthehet i bie dy të tretat e popullsisë së SHBA-ve./kosovarja/