Alarm në Gjermani, 65-vjeçarja e armatosur mban peng 15 persona në spital

E publikuar: 04/03/2024 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca të forta policore kanë shkuar me urgjencë në një spital në Aachen, Gjermani, ku një grua e armatosur thuhet se mban rreth 15 pengje. Sipas informacioneve, gruaja është 65 vjeç.

Bild raporton se ajo u shtrua në spital pak para orës 17:00 të së hënës, 4 mars.

Shumë shpejt stafi pa tym, sepse gruaja ndezi fishekzjarrë dhe u përpoq të digjte një person.

Gruaja thuhet se është e mbyllur në një dhomë pacientësh. Policia nuk e di se kë kërcënon 65-vjeçarja. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Spitali ka 378 shtretër dhe punëson rreth 1600 njerëz.