Pamje të rënda/ Krimi në Korçë, momenti kur autori vret shënjestrën dhe më pas veten

E publikuar: 01/03/2024 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trashëgimia e një apartamenti u bë shkak i ngjarjes së rëndë në Korçë, e cila la pas dy viktima.

ABC News,ka siguruar pamjet e ngjarjes së rëndë, ku autori Ilo Lluka qëllon me pesë plumba Emiljano Pine në mbrëmjen e së mërkurës dhe më pas vret edhe veten .

Dyshohet se shkak i këtij konflikti është për çështje pronësie, një apartament. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Roland Beqiraj, mësohet se babai i autorit të dyshuar të vrasjes Ilo Llukës, bashkëjetonte me mamanë e Emiljano Pine dhe babai i Ilo Llukës shtëpinë e tij do t’ia linte djalit të bashkëjetueses, pra Emiljano Pine.