Tetë njerëz, duke përfshirë edhe oficerë policie, kanë përfunduar në spital pas rrjedhjes së gazit në objektin e shërbimit të sigurisë suedeze, ka raportuar BBC.
Rreth 500 njerëz u evakuuan. Banorët raportuan policinë për “një erë të pazakontë”.
Sensorët në kulm të ndërtesës kanë detektuar fosigjenin. Fosigjeni përdoret për të bërë plastikën dhe pesticidet. Ishte përgjegjës për shumicën dërrmuese të vdekjeve kimike gjatë Luftës së Parë Botërore.
Shërbimet e emergjencës kanë nisur operacionin e madh për të zbuluar shkaqet.
Gjashtë njerëz u dërguan në spital për shkak të problemeve me frymëmarrje dhe dy të tjerë shkuan vetë. Në mesin e tyre kishte edhe oficerë të policisë “që nuhatën erën kur arritën në vendngjarje”, ka thënë policia.
Në fotot e ngjarjes shihen policë me gazmaska dhe një helikopter që sillej në zonë. Njerëzve në ndërtesat afër vendngjarjes iu thanë të mbyllnin dritaret.
Incidenti vjen në vizitën e kryeministrit suedez Ulf Kristersson në Hungari, anëtari i vetëm i NATO-s që ende s’e ka ratifikuar anëtarësimin e Stokholmit në aleancë.
Parlamenti i Hungarisë pritet ta miratojë anëtarësimin e Suedisë të hënën.