Tragjedia në Durrës/ Publikohet vendi ku u gropos babai nga fëmijët e tij

E publikuar: 23/02/2024 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo është gropa e hapur brenda kasolles së lopës ku tre fëmijët Pëllumb e Metës – Hyseni 24 vjeç, Amarildo 22 vjeç dhe Hygerta 19 vjeçe, kishin varrosur trupin e babait të tyre, pasi 24-vjeçari e kishte vrarë brenda në banesë, më 10 shkurt.

Kryefamiljari Pëllumb Meta ka pasur një debat të ashpër me familjarët e tij. Ai kishte dashur të fejojë vajzën Hygerta, por familjarët nuk kanë qenë dakord.

Duket se kjo çështje ka çuar në konfliktin, që rezultoi me vdekjen e tij. Vrasja është bërë nga djali i madh i familjes Hysen Meta, ndërsa me autorin dyshohet se kanë bashkëpunuar vëllai tjetër dhe Hygerta Meta./voxnews.al/