Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e ka cilësuar situatën shëndetësore dhe humanitare në Rripin e Gazës si “çnjerëzore”.
“Në çfarë bote jetojmë nëse njerëzit nuk mund të kenë ushqim dhe ujë, ose kur njerëzit që nuk mund të ecin as nuk marrin trajtim?” – tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë në Gjenevë.
“Në çfarë bote jetojmë nëse punonjësit e kujdesit shëndetësor rrezikojnë të bombardohen gjatë punës? Situata shëndetësore dhe humanitare në Gaza është çnjerëzore dhe vazhdon të përkeqësohet. Gaza është kthyer në një zonë vdekjeje.” – shtoi kreu i OBSH-së.
Ai shtoi se një pjesë e madhe e territorit është shkatërruar, më shumë se 29 mijë njerëz janë vrarë, të tjerë që janë të zhdukur, supozohet se kanë vdekur dhe shumë e shumë të tjerë janë plagosur.
“Ne kemi nevojë për një armëpushim tani! Pengjet duhet të lirohen, bombat duhet të ndalojnë së rëni dhe qasja në ndihma humanitare duhet të jetë e papenguar.” – shtoi ai.