Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Shkodër, ku një 23 vjeçare dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.
Policia njofton se e reja nga Shkodra është dërguar në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 23 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të lëndës helmuese fotoksinë.
Ende nuk dihen shkaqet e kanë çuar të renë drejt këtij akti ekstrem. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.