Përse më shumë femra po zgjedhin të mos kenë fëmijë

E publikuar: 13/04/2015 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Censusi amerikan i vitit 2014 zbuloi se gjithnjë e më pak femra po dëshirojnë të bëhen me fëmijë, kjo prej faktorëve të ndryshëm social-ekonomikë, por edhe prej karrierës

Më shumë se kurrë më parë, femrat amerikane po zgjedhin mundësinë që të mos kenë fëmijë, sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Amerikane e Censusit. Të dhënat që u përqendruan te femrat e moshës 15 deri në 50 vjeç tregojnë se mungesa e fëmijëve vazhdon të rritet në SHBA.

Afërsisht 50 për qind e femrave të moshave 25 deri 29 vjeç nuk kishin fëmijë në 2014. Për femrat e moshës 30 deri në 34 vjeç, 28.9 për qind prej tyre nuk kishin fëmijë në të njëjtin vit – përqindja ishte 28.2 në vitin 2012. Në përgjithësi, të dhënat zbuluan se rreth gjysma (47.6 për qind) e femrave amerikane nga mosha 15-44 vjeç nuk patën fëmijë vitin e shkuar, një rritje nga 46.5 për qind në 2012, sipas Time.com.

Ka disa arsye të mundshme përse shkalla e lindjes po bie, përfshirë lidhjen e vonuar me kurorë dhe vonim i lindjes së fëmijës, pasi karriera zë vendin kryesor.

Të dhënat e Censusit gjetën se femrat e moshës 40 deri në 50 vjeç në 2014 që ishin në preokupime menaxheriale dhe profesionale kishin më tepër gjasa të mos kishin fëmijë sesa femrat në moshë të ngjashme në punë të tjera.

Një tjetër faktor mund të jetë ekonomia – përqindja e lindjes priret të bjerë në përgjigje të një ekonomie në rënie. Qendra e Kërkimit Pew (PRC) zbuloi një rënie të lindjeve që koincidoi me recesionin e 2008. Krahasuar me vitin 2007, që kishte një numër të lartë rekord lindjesh në SHBA, shkalla e lindjeve ka rënë ndjeshëm nga 69.6 lindje për një mijë femra të moshës 15 deri në 44 vjeç në 66.7 për qind lindje për një mijë femra të moshës 15 në 44 vjeç, sipas PRC.

Në disa raste, megjithatë, mospasja e fëmijëve nuk është një zgjedhje. Ka çifte që i duan fëmijët, por mund të mos jenë në gjendje të kenë të tillë për shkak të problemeve të moshës ose shëndetit ose nuk mund ta përballojnë ose nuk duan t’u hyjnë trajtimeve të lindjeve ose adoptimit.

Për të tjerët, bërja prind nuk ka qenë kurrë një mendim. “E kam ditur gjithnjë që nuk doja fëmijë”, thotë Kathleen D. “Nuk e kam ndier kurrë dëshirën. Arsyeja kryesore përse nuk i dua është sepse e vlerësoj vërtet lirinë time. Dua të jem gjithnjë në gjendje të ndërmarr rreziqe dhe të shkoj kudo që dua në botë pa pasur shkak për t’u shqetësuar për shkollën e tyre. Nëse burri im dhe unë humbasim çdo gjë, neve do të na duhet të kujdesemi vetëm për veten”.

Për Anne R. dhe bashkëshortin e saj, mospasja e fëmijëve buroi nga një kombinim i të mosndjerit kurrë gati për fëmijë, si dhe përqendrimi në karrierat e tyre dhe një pasion për udhëtimin e papritur. “Pas 11 vitesh martesë, mendoj se mund ta them, ne jemi shumë mirë si bashkëshortë të mirë, por nuk jam e sigurt nëse do të ishim prindër të mirë”, thotë ajo. “Tani, unë jam 35 vjeç dhe bashkëshorti im është 37, ndaj ne disi jemi përballur me vendimin dhe jemi shumë të lumtur dhe nuk na bën përshtypje që nuk kemi fëmijë”.

Ky është një trend në rritje që Ellen L. Walker, në autore e librit E plotësuar pa fëmijë, sheh në praktikën e saj shumë raste. “Si psikologe, shoh shumë femra dhe meshkuj të moshës së re që po marrin vendimin nëse duhet të bëhen apo jo prindër po aq seriozisht sa çdo zgjidhje tjetër në jetë”, thotë Walker.

“Shumë po thonë se kanë aspirata të tjera në jetë që do të zënë pjesën kryesore të së ardhmes së tyre. Të tjerë janë shumë të shqetësuar rreth gjendjes së botës, mjedisit dhe paqen në botë. Ata të gjithë e kuptojnë se është tani totalisht e pranueshme të zgjedhësh një jetë pa fëmijë.

Në përgjithësi, të dhënat zbuluan se rreth gjysma (47.6 për qind) e femrave amerikane nga mosha 15-44 vjeç nuk patën fëmijë vitin e shkuar, një rritje nga 46.5 për qind në 2012

Të dhënat e Censusit gjetën se femrat e moshës 40 deri në 50 vjeç në 2014 që ishin në preokupime menaxheriale dhe profesionale kishin më tepër gjasa të mos kishin fëmijë sesa femrat në moshë të ngjashme në punë të tjera

Ka disa arsye të mundshme përse shkalla e lindjes po bie, përfshirë lidhjen e vonuar me kurorë dhe vonim i lindjes së fëmijës, pasi karriera zë vendin kryesor

/I.D/Yahoo/