Lajçak takon von Cramon, biseduan për Kosovën dhe Serbinë

E publikuar: 26/01/2024 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lajçak është takuar me eurodeputeten gjermane Viola Von Cramon, të cilët kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

Ai gjatë takimit me Cramon ka biseduar lidhur me zhvillimet e dialogut Kosovë-Serbi dhe rëndësinë që ka dialogu në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky i fundit gjithashtu përmendi në takim edhe për peisazhin e pas zgjedhjeve në Serbi.

“Është mirë të shkëmbehen shënimet me eurodeputeten Viola von Cramon lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Unë ndava përditësime mbi Dialogun e lehtësuar nga dhe gjithashtu u thelluam në peizazhin paszgjedhor në Serbi, së bashku me dinamikën brenda Parlamentit Evropian.” – ka shkruar Lajçak.

Ky takim mes Lajçak dhe Cramon, vjen pasi eurodeputetja ka qëndruar për një vizitë ditore në Kosovë ku ka takuar krerët e shtetit.