40-vjeçari tenton vetëvrasjen tek Liqeni i Livoçit në Gjilan – Policia, zjarrëfiksit, prokurori e psikologu po mundohen ta bindin që të zbresë
Sot, në orët e mbrëmjes u raportua se një person (mashkull) i moshës 40 vjeçare po tenton vetëvrasjen në murin e pendës së liqenit të Livoçit, në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, në një përgjigje për infosot.com ka konfirmuar se sot rreth orës 19:40 e kanë pranuar këtë informacion.
Hashani tha se në vend të ngjarjes kanë dalur policia, zjarrëfiksit, ndihma e shpejtë, prokurori dhe një psikolog.
Të gjitha këto njësite janë duke u angazhuar në vendin e ngjarjes dhe po provojnë të bindin këtë person të largohet nga muri i pendës.
“Ju njoftojmë se më datën 19.01.2024, rreth orës 19:40, kemi pranuar një informatë se te penda e fshatit Livoq i epërme është një person Mashkull/Kosovar/Shqiptarë, rreth moshës 40 vjeç duke tentuar të lëndoj veten i cili ka hyp në murin e pendës dhe është duke qëndruar aty. Me pranimin e informatës, janë angazhuar të gjitha njësitet relevante, njësiti zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, prokuroi dhe psikolog nga spitali regjional. Deri në këto momente të gjitha këto njësite janë të angazhuar në vendin e ngjarjes duke provuar që të bindin personin që të largohet nga muri i pendës”, ka thënë Hashani për infosot.com.
Por, Hashani gjithashtu theksoi për infosot.com, se këto janë të gjitha informacionet që i posedon dhe në momentin që u realizua telefonata ai nuk është i informuar se çfarë po ndodh në vendin e ngjarjes.

















