Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Emergjencën dhe Kirurgjinë Plastike, ku ka vizituar 13 pacientët që u lënduan nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës.
Kurti aty është njoftuar se njëra prej pacienteve e cila ka pësuar djegie të shkallës së tretë në afër 70 për qind të trupit, tashmë ndodhet në Suedi.
“Por, i kemi edhe dy pacientë të tjerë që janë në Gjermani, pesë janë këtu dhe dy po përgatiten që të dërgohen jashtë vendit nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Kurti.
Shpërthimi i bombolës së gazit ndodhi rreth një javë më parë në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

















