I hodhi sprej në fytyrë dhe ja mori paratë, si ndodhi vjedhja grabitqare në Prishtinë

E publikuar: 19/01/2024 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person gjersa ka qenë duke i dhënë të hollat një personit lidhur me një marrëveshje të shitblerjes, i njëjti e ka sulmuar atë duke i hedhur sprej dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë ku policia menjëherë i është përgjigjur thirrjes.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurori, rasti është hapur si “Vjedhje grabitqare”.