Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Gjakovë dhe tjetri në Malishevë

E publikuar: 19/01/2024 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme janë gjetur dy viktima pa shenje jete, një në Gjakovë dhe një në Malishevë.
Vdekjen e viktimave e ka konstatuar mjeku kujdestar i vendeve përkatëse.

Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njoftimet:

HETIM I VDEKJES

Malishevë 18.01.2024. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Gjakovë 18.01.2024-10:50. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktimën femër kosovare e kishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.