Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bavari në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU).
Kryeministri i Landit të Bavarisë, Markus Soeder ka publikuar në rrjetin e tij social një album me foto me kryeministrin Rama ku ka theksuar se, “Franz Josef Strauß hodhi themelet e kësaj miqësie të ngushtë me një vizitë në Shqipëri. Ne e kemi forcuar më tej këtë partneritet të veçantë me Zyrën Bavareze të Ekonomisë në Tiranë. E themi qartë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian”.

















