Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi plagosja në Prishtinë

E publikuar: 11/01/2024 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri sonte rreth orës 20:15, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

I plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia po punon për identifikimin e të dyshuarve.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka siguruar Gazeta Express, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe e ka rrethuar me shirita pjesen ku u krye plagosja.