Afrika e Jugut nuk ka “asnjë bazë” për akuzat e saj për gjenocid kundër Izraelit, kanë thënë nga Shtëpia e Bardhë, raporton Skynews.
Zëdhënësi i sigurisë kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve se ShBA beson se rasti është “i pabazuar”.
Izraeli u akuzua sot nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për “qëllim gjenocidal” ndaj palestinezëve në Gaza.
Benjamin Netanyahu i ka cilësuar akuzat si “hipokrizi” dhe “gënjeshtra”.