Në fshatin Manasitric të Prizrenit një burrë 60 vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Lajmin e dha Faton Alija nga policia e këtij qyteti, shkruan lajmi.net.
Ai tha se pasditën e sotme kishin pranuar një informatë të tillë.
Alija tha se në vendngjarje policia ka gjetur një kabllo të varur lart.
Sipas tij pas kësaj është njoftuar prokuori dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në IML për ekzaminime të mëtutjeshme.
“Me datë 11.01.2024, rreth orës 15:20 nëpërmes telefonit është raportuar për një rast tē dyshuar për vetvrasje. Policia ka shkuar në vendngjarje në fshatin Manasitric, Prizren dhe dyshimet e para janë se viktima F.K. ,mashkull, 60 vjeç ka kryer vetvrasje . Policia në vendngjarje, në shtëpin e tij ka hasur një trup të pa jetë të shtrir në dysheme dhe një kabllo të varur lart. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal nē vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Më urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Alija.


















