Hill në takim me Vuçiq, flasin për Kosovën

E publikuar: 11/01/2024 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Christopher Hill, sot kanë diskutuar për situatën në Kosovë, vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë.

“Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane”, thuhet në postimin në profilin e Aleksandër Vuçiqit në Instagram.

Siç është shkruar, ata kanë konfirmuar se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.