Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
Takimi vetëm sa ka filluar, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim.
Ndryshe, kryeministri irlandez në konferencën për media pas takimit me homologun e tij kosovar ka thënë se “Unë dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pajtohemi që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës”.
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka thënë se ndjehet i lumtur që e ka vizatuar Kosovën dhe sipas tij Kosova është një vend i bukur.
Ai ka përfunduar duke thënë se Kosova e ka përkrahjen e tij për anëtarësimin në Këshillin e Evropës këtë viti dhe për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që të thellohet miqësia në mes Kosovës dhe Irlandës e të mësohet nga përvoja e këtij shteti dhe sukseset e tij.
















