Grupi islamik somalez al-Shabaab ka rrëmbyer pasagjerët dhe ekuipazhin e një helikopteri të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Helikopteri u ul në një zonë të kontrolluar nga grupi në Somalinë qendrore.
Ekuipazhi i helikopterit u detyrua të bënte një ulje emergjente, ndërsa të tjerë pretendojnë se ulja ishte një gabim, ka konfirmuar një zyrtar i lartë për BBC, raporton AMI.
Një zyrtar perëndimor, duke folur në kushte anonimiteti, tha për The Washington Post se anëtarët e grupit i vunë flakën helikopterit pasi ai u detyrua të bënte një ulje emergjente gjatë rrugës për në qytetin Visil në rajonin qendror Galgudwood. OKB-ja po ofron mbështetje logjistike dhe mjekësore për paqeruajtësit e Bashkimit Afrikan në Somali.
Një zyrtar paqeruajtës, duke folur në kushte anonimiteti, tha se nuk kishte anëtarë të forcave të tyre në bordin e helikopterit.
Al-Shabaab kontrollon pjesën më të madhe të territorit në Somalinë jugore dhe qendrore. Grupi është i lidhur me Al-Kaedën dhe ka zhvilluar një kryengritje brutale që nga viti 2006.