Granit Xhaka është duke e zhvilluar një seozn fantastik me skuadrën e Bayer Leverkusen. Xhaka me ekipin e tij të ri po e kryesojnë renditjen në Bundesliga me katër pikë më shumë se Bayern Munich që është i dyti.
Përveç në aspektin ekipor, edhe atë individual, mesfushori kosovar po shkëlqen.
Ai ka hyrë në mesin e lojtarëve më të mirë të edicionit aktual në Bundesligë, sipas votave të publikut.
Faqja zyrtare e Bundesligës gjermane ka hapur votim për 11-shen më të mirë të stinorit vjeshtor, ku nuk mungon edhe futbollisti ynë.
Po ashtu janë edhe portieri Gregor Kobel, mbrojtësit Jeremie Frimpong, Mats Hummels, Kim Min-Jae e Alejandro Grimaldo.
Në mesfushë Florian Wirtz dhe Xavi Simons, ndërsa më së shumti vota në fazën e sulmit patën Leroy Sane, Harry Kane dhe Serhou Guirassy.
Xhaka ka zhvilluar 16 ndeshje të Bundesligës, ndërsa ka vrapuar më shumë se çdo lojtar tjetër i elitës, gjithsej 189.7 kilometra.
Ai pati po ashtu më së shumti prekje të topit, 1767 gjithsej, ndërsa pasimet i kishte me saktësi prej 93%.