Se me largimin e qytetarëve nga vendi do të rritën çmimet mendon edhe ekonomisti Mustafë Kadrijaj.
Ai ka thënë se do të bjenë konsumi dhe bizneset për t’i nxjerr shpenzimet rrisin çmimet.
“Me largimin e qytetarëve bijën konsumi potencialisht dhe në mungesë të konsumit masiv bizneset tentojnë ti rrisin çmimet që me i nxjerr shpenzimet fikse si qiraja dhe punëtorët dhe si rezultat pëson konsumatori duke i vështirësuar mirëqenia”, ka deklaruar Kadrijaj.
Sipas Kadrijaj liberalizimi i vizave do të trazoj tregun në Kosovë dhe do të mbyllë shumë biznese.
“Liberalizimi në planin afat shkurt dhe afatmesëm do të trazoj tregun në Kosovë për faktin që nuk do të dihet saktë fuqia blerëse si rezultat i kësaj bizneset do të tentojnë që ti rrisin çmimet në vazhdimësi për të qëndruar në treg dhe kjo rritje e çmimeve do të ndikoj që të mbyllen edhe shumë biznese për faktin që nuk do të mund t’i përballojnë konkurrencës”, thotë ai.