Në ditën e fundit të vitit, Kurti e vizitoi familjen e Afrim Bunjakut (VIDEO)

E publikuar: 31/12/2023 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot kanë shkuar për vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku.

Kurti me pjesëtarët e Qeverisë që e udhëheq shkuan në prag të përfundimit të vitit 2023.

Afrim Bunjaku u vra në orët e hershme të 24 shtatorit të këtij viti nga një grup serb që kreu agresion në Banjskë të Zveçanit.