40 aksidente me të lënduar brenda 24 orëve në vendin tonë

E publikuar: 30/12/2023 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto ilustrim

Dyzet aksidente me të lënduar janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ky është numri më i lartë që nga e hëna e kësaj jave, sipas Policisë së Kosovës. Pas saj pason dita e mërkurë, me 35 aksidente të natyrës së njëjtë.

34 kanë ndodhur të hënën dhe të enjten, ndërsa 30 të premten.

Më së paku aksidente me të lënduar ndodhën të martën, ku atë ditë u shënuan “vetëm” 18 sosh, njofton policia.

Ekspertë të komunikacionit dhe Policia vazhdimisht bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion, sidomos gjatë stinës së dimrit. E kur kësaj ia shtojmë edhe mjegullën, medoemos që vigjilenca duhet të jetë shumë më e lartë.