Gjendja shëndetësore e të plagosurit në Gjakovë

E publikuar: 29/12/2023 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është plagosur sonte në Gjakovë.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj.

Ai bëri të ditur që gjendja shëndetësore e të plagosurit sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Aktualisht policia është duke ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit si dhe kapjen e të dyshuarit.” – ka thënë ai për Express.