Në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës gjatë 2023-tës janë kryer 470 operacione të ORL-së

E publikuar: 29/12/2023 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në repartin e Otorinolaringologjosë (ORL) të Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri”Mitrovicë, në periudhen janar deri në dhjetor të vitit 2023 janë kryer 470 intervenime kirurgjikale.

“Prej tyre 156 operacione me anestezion të përgjithshëm dhe 314 me anestezion lokal ku përfshihen: Adenoto silectomo, tonisilectomo, diathermi e conchave nasale, biopsi e të tjera” thuhet tutje në njoftimin zyrtar.

Ndërsa mjekët e Otorinolaringologjisë kanë kryer nëntë mijë e 800 vizita specialistike ambulantore.