Hovenier: Normalizimi Kosovë-Serbi mbyllet me njohje reciproke

E publikuar: 29/12/2023 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

]Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka publikuar një video adresim në prag të Vitit të Ri.

Në këtë video-mesazh Hovenier u shpreh se gjatë vitit 2023 ka pasur momente të vështira dhe është arritur shumë përparim, gjë që sipas tij, duhet pranuar dhe festuar.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi ai ka thënë se SHBA-ja pret përparim të njëmend gjatë vitit 2024, duke kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin obligimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.

Ambasadori amerikan ka kërkuar nga Kosova që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Përfundimisht ky proces i normalizimit përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përderisa të dy vendet kërkojnë të përmbushin rrugëtimin e tyre drejtë BE-së”, është shprehur ambasadori amerikan.