Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus me fëmijë është përplasur me një ambulancë pranë Urbino dhe nga shpërthimi kanë humbur jetën 4 persona, mes të cilëve një shqiptar.
Viktimat e aksidentit janë një mjek 40-vjeçar me kombësi shqiptare, Sokol Hoxha shoferi i ambulancës, një infermier dhe pacienti 80-vjeçar që po transportonin nga Fossombrone në Urbino.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino.
Ndërkaq të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë.