Largohen edhe gjashtë kamera ilegale në Zubin Potok

E publikuar: 26/12/2023 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka larguar sot edhe gjashtë kamera të cilat po monitoronin ilegalisht hapësirat publike në komunën e Zubin Potokut.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, i tha Sinjalit se sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamera te vendeve publike e bën veq Policia e Kosovës.

Në kuadër të asaj që u tha, sot në Zubin Potok kemi largu nga monitorimi 6 kamera, ndërsa në Verë të këtij viti i kishim larguar edhe 7 të tjera. Ndërsa nga Mitrovica Veri këtë vit janë largu 38 kamera po ashtu”, tha Elshani.