Haradinaj viziton familjen e dëshmorit nga Gjakova për Krishtlindje

E publikuar: 24/12/2023 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familje emblematike me rastin e shënimit të festës së Krishtlindjes.

Ai me këtë rast ka qëndruar në Piskotë të Gjakovës në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj.

“I shoqëruar nga kolegë, sot qëndrova në Piskotë të Gjakovës, në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, emocionet mbesin të njëjtat sa herë që ndodhem në mesin e tyre.”

Postimi i plotë:

Familjet e dëshmorëve janë simbol i lavdisë kombëtare!

I shoqëruar nga kolegë, sot qëndrova në Piskotë të Gjakovës, në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, emocionet mbesin të njëjtat sa herë që ndodhem në mesin e tyre.

Dervish Shaban Lokaj, përpos që atdheut i dha djalin dëshmor, vazhdon traditën atdhetare të familjes dhe shërbimin në të mirë të vendit. Jam shumë mirënjohjës për mikpritjen! Faleminderit familje Lokaj!