Shkoi për t’i ndalë punimet pa leje: Kërcënohet zyrtari i komunës së Mitrovicës së Veriut

E publikuar: 24/12/2023 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës në raportin e tyre ditor njofton se është kërcënuar zyrtari i komunës së Mitrovicës së Veriut.

Viktima kishte shkuar për inspektim të një objekti, i cili po ndërtohej pa laje.

Në lidhje me këtë rast palët janë intervistuar.

“Mitrovicë Veri 23.12.2023-16:50. Ankuesi mashkull zyrtar në komunën Mitrovicë veri, ka raportuar se derisa ishte në kontroll për inspektimin e ndërtimit pa leje dhe duke i vënë shiritin për ndalimin e punës për ndërtim pa leje të një objekti është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet nw njoftimin e policisë.