“LDK është e përhershme, sikur Republika e Kosovës”

E publikuar: 23/12/2023 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka folur për partinë ku bën pjesë, në 34-vjetorin e themelimit të saj.

Duke folur për vitet kur u themelua, Hoti tha se shtëpia politike e ish-presidentit Rugova “shumë shpejt u bë shtëpia e të gjithëve, orientimi politik i LDK-së dhe rruga e vetme, e cila i siguronte popullit atë që ëndërronte, LIRI, PAVARËSI DHE DEMOKRACI”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është e përhershme ashtu siç është Republika e Kosovës!”, ka shkruar tutje ish-kryeministri Hoti.