Raportohet për 4 vdekje të dyshimta, fillojnë hetimet

E publikuar: 23/12/2023 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës raporton për katër raste të “vdekjeve të dyshimta” në vendin tonë, përcjellë infosot.com.

Sipas raportit të policisë, trupat e pajetë janë gjetur në Prizren, Malishevë, Kamenicë dhe Prishtinë.

Të gjitha rastet janë cilësuar si “Vdekje të dyshimta” dhe kanë filluar hetimet nga policia.

Raportet:

HETIM I VDEKJES
· Prizren 21.12.2023 – NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktime. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

· Fsh. Bellanicë, Malishevë 22.12.2023 – 09:20. Raportohet se para një lokali në rrugë është gjetur i shtrirë një mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

· Fsh. Moqare e Poshtme, Kamenicë 22.12.2023 – 16:00. Raportohet se në pyll është gjetur i shtrirë viktima mashkull serb, njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

· Rr. Ali Hadri, Prishtinë 21.12.2023 – 05:30. Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.