Mund të ketë shumë arsye se përse një çift ka konflikte të cilat përfundojnë me zënka, por cilat janë ato më të zakonshmet të cilat për të së vërtetës, nuk ja vlejnë tu kushtohet aspak rëndësi. Pasi të lexoni edhe ju këtë do të kuptoni se sa shumë e nevojshme është të shmangni situata dramatike të tepruara dhe të kuptoni se sa pak rëndësi kanë të tilla debate midis jush.
1. Të paralajmërova… Sa e sa herë ju ndodh të “vetkënaqeni” me frazën “a të thashë? E shikon që kisha të drejtë? “ . E vërteta është se ju vetëm sa po e përkeqësoni situatën pasi jo vetëm që nuk do të zgjidhni gjë, por do i vini në pah edhe parnterit tuaj një gabim që ai ka bërë, nga ana tjetër, gjithashtu, do të dukeni vetëm qesharake. Është mjaft e kotë të kapeni pas këtyre arsyeve për të dalë vet më mirë në atë situatë. Përse mos e ktheni situatën në diçka humoristike, dhe të qeshni te dy rreth asaj situate, në vend që të ulni parnterin dhe të ndizni konflikt?
2. Sa herë kë qenë i lidhur më parë?? Ja një tjetër arsye. Përpara se të pyesni parnterin tuaj se sa hërë ka qënë i lidhur më parë, pyesni veten nëse vërtetë keni të drejtë të gjykoni atë? Në fund të fundit, e shkuara mbetet e shkuar, ku as ai dhe as ju nuk keni përse të kapeni pas saj dhe të gjykoni apo nxirrni konkluzione për njërti tjetrin. Nuk ka rëndësi me kë apo me sa ka qënë ai më parë se tu njihte ju! Rëndësi ka që tashmë është ai çka ju njihni dhe përderisa ai është me ju, kjo ka rëndësi. Mos e bëni të ndihet i gjykuar dhe i nënvlerësuar nga e shkuara e tij. Nisni çdo gjë nga e tashmja juaj dhe vlerësojeni dhe duajeni për atë çka ai është me ju.
3. Nuk të duroj dot kur e bën atë… Gjithçka, në këtë pikë, varet nga mënyra se si ju i zgjidhni fjalët! Përdorimi i fjalëve të duhura mund të shmang plotësisht një debat të kotë. Në rast se ju nuk nidheni rehat apo nuk e pëlqeni një gjest që ai mund të bëjë, nuk keni përse t’ja shpreni atij me fjalë të tilla. “ nuk të duroj dot, me acaron ajo gjë, apo mjaft e bëre atë! “, pasi janë mënyrë tepër e gabuar për t’ju drejtuar atij. Përse nuk zgjidhni një metodë që jo vetem nuk do t’ju shpjerë në debat, por do e bëjë edhe atë t’ju marrë më tepër parasysh duke ju vlerësuar edhe më tepër se më parë.
Mundohuni ti rrëmbeni anën pozitive çdo gjëjë, mjaft u fokusuat në çdo gjë që ju shqetëson apo që ju nuk pëlqeni tek parnteri juaj. Vlerësoni të gjitha anët pozitive që ai ka dhe bëjani atij të ditur ato. Përsa i përket problemeve, zgjidhni fjalët dhe mënyrën e duhur për ti zgjidhur ato bashkarisht dhe jo duke u nxehur apo debatuar për çdo gjë elementare dhe të kotë. Harxhojeni kohën e zënkës, duke e dashur njëri tjetrin dhe duke invesuar në momente me kuptim për ju!