Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, ka pezulluar ratifikimin nga ana e parlamentit të marrëveshjes për emigrantët me Italinë, e parashikuar për t’u votuar nga Kuvendi në seancën plenare të së enjtes.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e Kushtetueses, e cila vlerësoi se kërkesa e bërë nga deputetët që mbështetin Sali Berishën dhe Gazment Bardhin plotëson kriteret paraprake të pranueshmërisë.
Siç shkruan tvKlan, kjo nuk është fjala e fundit që Kushtetuesja ka thënë për këtë marrëveshje, pasi vendimi përfundimtar lidhur me fatin e protokollit të nënshkruar në 6 nëntor nga dy kryeministrat Rama e Meloni do të jepet në datën 18 janar.