Burri im s’më çon dot në orgazëm (Foto +18)

E publikuar: 09/04/2015 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Keni ndonjë pyetje të turpshme? Ekziston mundësia që e njejta pyetje të jetë parashtruar nga dikush tjetër në rrjetet sociale. Në rrjetin social Reddit hasëm në pyetje të ndryshme dhe njërën prej tyre ia parashtruam një eksperti.

Pyetja: Më pëlen të bëj dashuri me partnerin, gjithmonë ndjehem sikur të jem në pragun e orgazmës mirëpo për disa arsye nuk mund të arrij klimaksin. Sidoqoftë, prap më pëlqen të bëj dashuri me të, edhepse mënyra e vetme që të arrij orgazëm me të është kur ai përdor gishtat dhe gojën. Keni ndonjë këshillë që do më sjellë orgazmën?

Eksperti: Gail Saltz, profesor i psikiatrisë dhe autor i librit The Ripple Effect: Si seksi i mirë sjell jetë më të mirë

Përgjigja: Relaksohuni! Kjo është një situatë tejet e zakonshme sepse shumë femra kanë nevojë për stimulim direkt në klitoris për të arritur orgazëm pasiqë nuk kanë fërkim të mjaftueshëm penil në vaginë. Shkurtimisht, nuk duhet të ndjeheni të mangëta nëse penisi i partnerit nuk ju sjell orgazëm sepse nuk jeni të vetmet.

Çelësi i arritjes së orgazmës për ju është të aplikoni metoda të tjera të stimulimit që të arrini fërkimin e nevojshëm që ju duhet para ose gjatë penetrimit. Fërkimi i stimulimit nga ju apo nga partneri, përgjatë aktit seksual, është një mënyrë tjetër që të arrini orgazëm.sex-er47262_n

Në anën tjetër pozita luan rol të madh, nëse zgjedhni të “kalëroni” mbi të, mund që të stimuloni klitorisin duke e fërkuar në ashtin e legenit të tij. Pozita “misionare” me këmbët afër njëra-tjetrës, përderisa ai ngritet disa cm më lart gjatë penetrimit, mund të krijojë fërkimin e nevojshëm të klitorisit që të arrini një orgazëm të madhe.

Njëra nga problemet e arritjes së kulminacionit është edhe aftësia që partneri juaj të “zgjasë” më tepër se ju, pasiqë femrave u duhet më tepër kohë që të arrijnë orgazëm. Këtë mund ta kompenzoni me paralojë dhe stimulim paraprak sipas dëshirës suaj.