Kapen 500 kg kanabis në Shqipëri, do të transferoheshin drejt Turqisë (VIDEO)

E publikuar: 12/12/2023 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

500 kilogramë kanabis janë kapur gjatë një operacioni të madh policor që u zhvillua në Vlorë.

Në operacionin e koduar “Reset”, ku morën pjesë edhe forcat speciale “Renea”, u arrestuan shtatë persona.

Të dyshuarit janë: Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertin Gjoni, Xhuliano Gjoni, Laurert Likaj dhe Altin Meçi.

E po ashtu disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Droga ishte e ndarë në 34 paketime dhe ishte e gatshme për shitje, njofton Policia Shqiptare.

Destinacion final i lëndës narkotike ishte Turqia.