Të gjitha shkollat e Beogradit morën sërish paralajmërim këtë mëngjes se në shkollë është vendosur një bombë, raporton media serbe B92.
Prindërit që nga mëngjesi i sotëm kanë marrë mesazhe nga mësuesit dhe arsimtarët e klasës se kanë marrë njoftim nga MPB-ja se të gjitha shkollat në Beograd kanë marrë alarm për bombë, transmeton Paparaci.
Kështu ndodhi sot në mëngjes në shkollën fillore “20 Tetori” në Beogradin e Ri, shkollë e cila me muaj të tërë merr lajmërime për bomba të vendosura çdo ditë, ndonjëherë edhe katër herë në ditë.
Nxënësit janë nxjerrë sërish nëpër oborre, ku do të presin që ekipet e speciale të inspektojë hapësirat.
Përkujtojmë se në adresat e shkollave të Beogradit thuajse çdo ditë prej muajsh vijnë raporte për bomba, nxënësit çdo herë evakuohen dhe tashmë kanë humbur shumë mësime.