Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se shkatërrimi i ndërtesave në Gaza, ngjason ose është edhe më i madh se shkatërrimi që pësoi Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai gjithashtu dënoi sulmin e Hamasit, por theksoi se operacionin e Izraelit e sheh si disproporcional sa i përket vdekjeve civile dhe dëmtimit të pronës dhe infrastrukturës civile.
“Vuajtja njerëzore përbën një sfidë të paprecedentë për komunitetin ndërkombëtar”, deklaroi Borell.
“Viktimat civile janë midis 60 dhe 70 për qind të vdekjeve të përgjithshme dhe 85 për qind e popullsisë është e zhvendosur brenda vendit”, shtoi ai.