Mia Desiree Harris, 43-vjeçare, është arrestuar dhe po akuzohet për tre akuza për sulm. Kjo “gjyshe” nga Ohio, u arrestua pasi dyshohet se qëlloi me armë zjarri në kokë mbesën e saj vetëm 6-muajshe, duke e lënë me lëndime të rënda, shkruan FoxNews
Ngjarja ndodhi të shtunën në Liberty Township në Ohio, SHBA, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Policia me të mbërritur në vendngjarje, tha se pa një bebe 6-muajshe me plumb në kokë.
“Nuk ishte aksident. Ishte me qëllim”, tha sherifi Butler Richard Jones.
“Kjo ishte një nga veprat kriminale më të neveritshme, të ndyra, që kam parë ndonjëherë, duke qëlluar një foshnjë vetëm 6-muajshe. Ajo që e bën më të rëndë është se e ka bërë gjyshja e foshnjës”, tha tutje.
Foshnja është në gjendje të rëndë dhe tani është duke marrë trajtim në spital. Deri tash i është nënshtruar dy operacioneve kritike.
Harris, mësohet se ka ikur nga vendi ngjarjes sapo ka kryer krimin, megjithatë shpejt ra në duar të policisë amerikane.